Luis Enrique ndoqi PSG vs Bayern nga tribuna

Luis Enrique befasoi me vendimin e tij: e ndoqi pjesërisht ndeshjen kundër Bayernit nga tribuna

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, u shpreh për të gjithë gjatë ndeshjes së sotme kundër Bayern Munich. Pavarësisht se nuk ishte i pezulluar, ai e nisi takimin duke e ndjekur lojën nga tribuna e stadiumit, në vend që të ishte në pankinë.

Trajneri mbante lidhje me ndihmësit e tij nëpërmjet celularit herë pas here, duke dhënë udhëzime për situata të veçanta. Kjo mënyrë e ndjekjes së ndeshjes zgjati vetëm 45 minuta.

Pas pushimit të ndeshjes, trajneri spanjoll, i skuadrës fituese në fuqi të Ligës së Kampionëve, u shfaq në pankinë për të drejtuar ekipin në përpjekjen për të përmbysur rezultatin 2-0 të pafavorshëm nga pjesa e parë kundër Bayernit.

Scroll to Top