Lukaku drejt rikthimit, Napoli shpreson brenda vitit
Romelu Lukaku është gati të nisë fazën vendimtare të rikuperimit. Sulmuesi belg, i dëmtuar në mes të gushtit gjatë një ndeshjeje miqësore, do të rikthehet të hënën në palestër për të filluar punën fizike.
Fillimisht do të zhvillojë stërvitje të lehta për një javë, për të kaluar më pas në programin e plotë atletik nën mbikëqyrjen e stafit të trajnerit Antonio Conte. Nëse gjithçka shkon sipas planit, Lukaku mund të jetë gati për t’u kthyer në fushë në mesin e dhjetorit, ndoshta për ndeshjen e Napolit kundër Udineses, pak para Superkupës italiane në Arabinë Saudite.
Klubi nuk dëshiron të rrezikojë dhe do të ndjekë me kujdes çdo hap të rikuperimit, duke synuar që belgu të rikthehet në formën e tij më të mirë për fazën vendimtare të sezonit.
PANORAMASPORT.AL
