Macron i bën thirrje heqjes së bllokadës në Ngushticën e Hormuzit pas bisedimeve me Iranin
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kërkuar rihapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit, pas bisedimeve me Presidentin iranian, Masud Peskov. Ai gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve të tjera të konsiderojnë bashkimin me një iniciativë franko-britanike për të garantuar lundrimin e lirë në rajon.
Duke folur pas bisedimeve me Iranin, Macron theksoi se “të gjitha palët duhet ta heqin bllokadën e ngushticës pa vonesë dhe pa kushte”. Presidenti francez shtoi se qëllimi është “një kthim i përhershëm në regjimin e lirisë së plotë të lundrimit që mbizotëronte para konfliktit”.
Macron iu referua gjithashtu misionit shumëkombësh të propozuar nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar për të mbrojtur anijet në Ngushticën e Hormuzit, duke u bërë thirrje vendeve të tjera të bashkohen. Ai tha se “ngjarjet e fundit tregojnë qartë dobinë e një misioni të tillë”.
Ai zbuloi gjithashtu se i kishte bërë thirrje presidentit iranian të shfrytëzonte këtë mundësi, ndërsa njoftoi gjithashtu bisedime me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti francez e lidhi uljen e tensioneve në Ngushticën e Hormuzit me përparimin e negociatave mbi programin bërthamor të Iranit, por edhe me çështje më të gjera të sigurisë në rajon. “Kthimi i qetësisë në ngushticë do të ndihmojë në avancimin e negociatave mbi çështjen bërthamore, çështjen balistike dhe situatën rajonale,” tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni këtu dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
