Macron në Kinë: Agjenda e vizitës zyrtare

Macron viziton Kinën muajin e ardhshëm, ja agjenda e presidentit francez

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kinë nga data 3 deri më 5 prill, njoftoi Pallati i Elizesë. Ai do të qëndrojë fillimisht në Pekin dhe më pas në Chengdu, kryeqyteti i provincës Sichuan.

Macron, i cili do të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping, viziton Kinën për herë të dytë pas dy vjetësh, që nga prilli i vitit 2023. Vizita bëhet “në kuadër të angazhimit të tij për një dialog të vazhdueshëm dhe të kërkuar me Kinën”, sqaroi Pallati i Elizesë. Xi vizitoi Francën në maj të vitit 2024.

Gjatë vizitës, Macron do të fokusohet në një axhendë bashkëpunimi dhe balancimi në çështjet ekonomike dhe tregtare, një prioritet që do të jetë në qendër të Presidencës franceze të G7 në vitin 2026. Po ashtu, do të diskutohen sfidat kryesore të bashkëpunimit strategjik Francë-Kinë, si dhe çështje ndërkombëtare dhe mundësi bashkëpunimi për zgjidhjen e sfidave globale.

Scroll to Top