Kryeministri i ri i Hungarisë, Magyar, kërkon dorëheqjen e presidentit: Të gjitha kukullat e Orbanit do të hiqen!
Kryeministri i sapozgjedhur i Hungarisë, Péter Magyar, ka kërkuar publikisht dorëheqjen e presidentit hungarez Tamás Szulók, duke e akuzuar se nuk përfaqëson më unitetin e vendit.
Në një deklaratë të bërë nga Pallati Sándor, Magyar shkroi në rrjetin social X se presidenti “nuk është i denjë për të përfaqësuar kombin hungarez” dhe nuk mund të shërbejë si autoritet moral apo garant i legjitimitetit shtetëror. Sipas tij, pas formimit të qeverisë së re, Szulók duhet të largohet menjëherë nga detyra.
Duke folur për mediat pas takimit, kryeministri i ri theksoi se i kishte përsëritur presidentit qëndrimin e tij, duke shtuar se ai nuk gëzon më respektin e qytetarëve dhe nuk është i aftë të përfaqësojë unitetin kombëtar. Ai paralajmëroi gjithashtu se, nëse presidenti nuk jep dorëheqjen, qeveria e tij mund të ndërhyjë përmes ndryshimeve kushtetuese për shkarkimin e tij.
Sipas Magyar, presidenti aktual e ka informuar atë se parlamenti i ri mund të mblidhet në fillim të majit, ndërsa procesi i formimit të qeverisë së re pritet të finalizohet në mesin e muajit.
Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan Donald Trump komentoi zhvillimet politike në Hungari, duke u shprehur se vendi “do të bëjë një punë të mirë” dhe duke vlerësuar pozitivisht figurën e Magyar, pa hyrë në detaje mbi situatën politike në Budapest.
Ndërkohë, tensionet politike në Hungari po rriten, teksa tranzicioni i pushtetit pas largimit të Orban dhe përplasjet mes institucioneve kryesore të shtetit mbeten në fokus të zhvillimeve të fundit.
Një postim nga llogaria e Péter Magyar në X shprehte:
- “I arrived at the Sándor Palace to meet the President of Hungary. is unworthy of representing the unity of the Hungarian nation. He is unfit to serve as the guardian of legality. He is not fit to serve as a moral authority or a role model. Following the…”
