Man City Finalen FA Cup: Përmbysje Spektakolare ndaj Southampton

Manchester City siguroi kualifikimin në finalen e FA Cup, pasi përmbysi Southampton me rezultatin 2-1 në gjysmëfinale.

Heroi i ndeshjes ishte Nico González, i cili shënoi golin vendimtar dhe i dha fund serisë mbresëlënëse të Southamptonit prej 20 ndeshjesh pa humbje.

Southampton shënoi të parët me Azaz në minutën e 79-të, ndërkohë që Doku dhe Nico González përmbysën gjithçka në minutat 83 dhe 87.

Southampton, fitues i këtij kompeticioni në sezonin 1975/76, nuk do të ketë mundësinë të përsërisë atë sukses, teksa tani do të përqendrohet plotësisht te gara për rikthimin në Premier League.

Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola mban gjallë ëndrrën për një tjetër sezon të madh, me finalen që e pret ndaj fituesit të duelit mes Chelseat dhe Leeds United.

Scroll to Top