Manjola Nikollo, zhgënjimi te PD dhe pozicioni i ri në Sarandë

Manjola Nikollo bëhet nënkryetare e Bashkisë Sarandë, tregon konfliktin me Ina Zhupën: Si u përjashtova nga PD

Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, e cila iu bashkua Partisë Socialiste pas largimit nga radhët e demokratëve dhe u emërua nënkryetare e Bashkisë Sarandë, ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi.

Në një intervistë për mediat, Nikollo tregoi se largimi i saj nga PD erdhi pas një përplasjeje me deputeten Ina Zhupa. Sipas saj, konflikti nisi gjatë procesit të primareve në Vlorë, ku, Nikollo pretendon se deputetja ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në rezultatin e votimit.

“Unë dhashë dorëheqjen nga ai pozicion për shkak të konfliktit të interesit dhe për të qenë e barabartë mes anëtarëve të tjerë, ndërsa Zhupa ka përdorur pushtetin e deputetes për të ndikuar në ndryshimin e rezultateve reale të atyre primareve”, deklaroi ajo.

Nikollo vijoi duke shpjeguar se pas këtij momenti ajo u largua nga çdo funksion partiak dhe u hoq madje edhe nga grupi i komunikimit të kryesisë së PD-së Sarandë.

“Duke qenë se nuk isha më as kryetare e PD-së së Sarandë, jam larguar edhe nga grupi i Whatsapp-it të kryesisë së degës, nuk njoftohesha për asnjë takim, për asnjë mbledhje. E ndjerë e fyer, e fyer moralisht, e fyer ndaj demokratëve që më kanë besuar, e zhgënjyer nga demokracia e brendshme që vetëm demokraci nuk mund të themi brenda PD-së, detyrohem sot të reagoj në këtë mënyrë, duke pranuar një pozicion në Bashkinë e Sarandës”, theksoi Nikollo.

Ajo shtoi se rrugëtimi i saj politik ka qenë 15 vjeçar në PD dhe gjithmonë i lidhur me besimin, ndërsa opozita ka qenë oksigjeni i demokracisë. Nikollo u shpreh se ndihet e zhgënjyer nga mënyra se si funksionon sot PD.

Kjo intervistë, sipas saj, jepet për të gjithë ata demokratë që e kanë mbështetur, kanë besuar dhe votuar një statut në PD që do të mbështeste vlerat dhe kontributet e demokratëve, duke u nisur nga vota e anëtarit për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre.

“Pikërisht këtu ishte përplasja ime në Primaret e Vlorës, me deputeten Zhupa. Unë dhashë dorëheqjen nga ai pozicion për shkak të konfliktit të interesit dhe për të qenë e barabartë mes anëtarëve të tjerë, ndërsa Zhupa ka përdorur pushtetin e deputetes për të ndikuar në ndryshimin e rezultateve reale të atyre primareve. Në këto kushte, duke qenë se nuk isha më as kryetare e PD së Sarandë, jam larguar edhe nga grupi i Whatsapp-it të kryesisë së degës, nuk njoftohesha për asnjë takim, për asnjë mbledhje. E ndjerë e fyer, e fyer moralisht, e fyer ndaj demokratëve që më kanë besuar, e zhgënjyer nga demokracia e brendshme që vetëm demokraci nuk mund të themi brenda PD-së, detyrohem sot të reagoj në këtë mënyrë, duke pranuar një pozicion në Bashkinë e Sarandës.”

Nikollo përfundoi duke thënë se ky veprim duhet të merret si një sinjal, pasi nuk është një lëvizje në interes personal, por për shumë demokratë që ndihen të zhgënjyer. Ajo shtoi se nuk duhen anashkaluar dhe zhvlerësuar ata që kanë mbajtur PD-në në ditët e saj më të vështira.

Scroll to Top