Meksika historike në Kupën e Botës 2026

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, një moment historik me Meksikën

Në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, Meksika udhëhoqi me 1-0 kundër Afrikës së Jugut në përfundim të pjesës së parë. Një statistikë e veçantë u shënua me golin e shënuar nga Hualian Kuinones.

Për herë të parë në historinë e këtij kompeticioni, goli i parë i një Botërori u shënua nga një lojtar i lindur jashtë vendit që përfaqëson. Kuinones, i cili është me origjinë kolumbiane, luan për kombëtaren meksikane.

Ai është gjithashtu pjesë e grupit të 292 lojtarëve që marrin pjesë në Kupën e Botës duke përfaqësuar një kombëtare tjetër nga ajo ku janë lindur.

Kjo shënoi gjithashtu herën e parë që Meksika shënonte golin e parë në një Botëror, pavarësisht se ka marrë pjesë në gjashtë takime hapëse më parë.

Burimi: PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top