Meta paraqitet në GJKKO, detaje nga hetimi

Meta paraqitet në GJKKO, bën shqiponjën përpara mbështetësve

Ish-Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në sallën e gjyqit dhe është shfaqur në kafazin e xhamit, duke përshëndetur publikun me dy gishtat lart.

Ndërkohë që jashtë godinës ishin të pranishëm mbështetësit e tij, Meta ka bërë me duar simbolin e shqiponjës, duke recituar fjalët: “Shqipëria e shqiptarëve”.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe ish-deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funksionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode që kanë nisur rreth 15 vite më parë, kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private. Gjithashtu, dyshohet se kanë kryer veprimtari të tjera, duke përfshirë lobime në SHBA dhe shitblerje banesash, në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash. Këto të ardhura janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Scroll to Top