Deputeti Korreshi: Minjtë brenda Pediatrisë së Lushnjës
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kërkuar në Kuvend praninë e Ministres së Shëndetësisë, Evis Cuka, për të dhënë llogari lidhur me një situatë shqetësuese nga Lushnja. Korreshi ka deklaruar se në repartin e Pediatrisë së spitalit të qytetit ka prezencë minjsh.
“Kisha një pyetje për Ministren e Shëndetësisë: a i keni parë pamjet? Doja t’i tregoja Ministres pamjet e Pediatrisë së Lushnjës, ku minjtë na hanë. Minjtë luajnë në ambientet e pediatrisë. Kjo nuk është ndërtesa që pritet të rikonstruktohet. Të vijë Ministrja këtu, të lërë çështjet e tjera se nuk po e kërkojmë për ndonjë gjë të vogël. Bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve. Kjo situatë me minjtë nuk duhet të ndodhë. Sa herë që unë kërkoj interpelancë, ajo nuk vjen.”, u shpreh Korreshi.
