Parashikimi i motit për ditën e sotme, 19 prill 2026
Gjatë ditës së sotme, moti parashikohet të jetë i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. I gjithë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 24-25 gradë Celsius, ndërsa vlerat e mëngjesit mbeten rreth 11 gradë.
