Mourinho synon zëvendësimin te Interi, siguron një nga lojtarët më cilësorë falë një klauzole të leverdisshme.
Jose Mourinho ka vendosur se kush do të jetë një nga përforcimet e tij të para te Real Madridi. Trajneri portugez synon të afrojë nga radhët e Interit një nga lojtarët më cilësorë të zikaltërve.
Objektivi i tij është Denzel Dumfries. Futbollisti, edhe pse në moshën 30-vjeçare, cilësohet si një lojtar që ende mund të ofrojë shumë. Për më tepër, ai mund të transferohet me një shifër modeste, duke pasur parasysh rritjen e vlerave në tregun aktual.
Dumfries ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Interin, e cila kap shifrën e 25 milionë eurosh. Kjo klauzolë mund të aktivizohet nga fillimi i korrikut deri në mes të muajit. Real Madridi pritet të shfrytëzojë këtë mundësi për të siguruar shërbimet e holandezit.
Me këtë lëvizje, Dumfries do të zëvendësojë Dani Carvajal te skuadra spanjolle, duke u paraqitur si një alternativë shumë e fortë, krahas Trent Alexander-Arnold.
