Muriqi te Fenerbahçe: Marrrëveshja pothuajse e arritur

Arrihet marrëveshja me sulmuesin, lojtari shqiptar gati të transferohet në Turqi

Vedat Muriqi është gati të veshë fanellën e Fenerbahçes. Këtë gjë ia ka shprehur drejtuesve të klubit turk, të cilët duhet të arrijnë një marrëveshje me Majorkën. Klubi spanjoll ra nga kategoria dhe do të luajë në La Liga 2.

Kontrata e tij deri në vitin 2029 bën që Majorka të mos nxitohet për të ardhmen e sulmuesit shqiptar. Muriqi më parë kishte shkëlqyer te Fenerbahçe.

Gjatë këtij sezoni në La Liga, ai shënoi 23 gola, por Majorka nuk ia doli të shmangë rënien. Majorka synon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij. Nga ana tjetër, Muriqi e ka bërë zgjedhjen e tij.

Scroll to Top