Ndryshime të tjera te Milani? “RedBird” planifikon largimin e “Elliott” bashkë me drejtuesin
Revolucioni te Milani po merr formë, edhe pse drejtimi i tij mbetet i pasigurt. Xherri Kardinale ka vendosur të çlirojë klubin nga “Elliott”, duke shlyer borxhin prej 566 milionë eurosh që lidh “RedBird” dhe Milanin me pronësinë e mëparshme.
Lajmi u bë publik nga gazeta “La Verità”, që raportoi për hyrjen e një investitori të ri, grupi “Manulife Comvest”. Dalja e familjes Singer do të çojë në emërimin e një Bordi të ri Drejtues dhe në një ristrukturim të menaxhmentit kuqezinj.
Ky ristrukturim përfshin largimin e Xhorxho Furlani dhe emërimin e një administratori të ri, Masimo Kalveli, ish-administrator i ATP-së. Në vitin 2021, ATP-ja kishte rreth 38,000 punonjës, 119,000 agjentë dhe menaxhonte 1.4 trilionë dollarë pasuri.
Në nëntor 2025, “Manulife” bleu 75% të “Comvest Credit Partners”, duke krijuar “Manulife|Comvest Credit Partners” me 18.4 miliardë dollarë asete nën menaxhim.
Në këtë kontekst, largimi i Elliott do të sjellë edhe largimin e administratorit Furlani, i cili gjatë sezonit të kaluar ishte objekt kritikash dhe aktesh jo-konstruktive.
