Netanyahu i lut Trumpin kundër shitjes F-35 Turqisë

Netanyahu i bën thirrje Trumpit të mos shesë avionë F-35 Turqisë: Do të cenohej balanca e fuqisë në Lindjen e Mesme

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë thirrje Presidentit amerikan Donald Trump që të mos miratojë shitjen e avionëve luftarakë F-35 dhe motorëve për avionët turq. Ai argumentoi se një vendim i tillë do të cenonte ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për Fox News, para nisjes së Trump drejt samitit të NATO-s, Netanyahu deklaroi se Ankaraja nuk duhet të pajiset me teknologji të avancuar ushtarake.

“Nuk mendoj se atyre duhet t’u jepen avionë F-35 ose motorë për avionët e tyre luftarakë”, u shpreh ai.

Deklaratat vijnë pasi muajin e kaluar u raportua se Trump ishte i gatshëm të mbështeste shitjen e motorëve F110 për avionët luftarakë turq KAAN, si edhe rikthimin e Turqisë në programin e avionëve F-35.

Sipas Netanyahut, një veprim i tillë do të “prishte ekuilibrin e fuqisë në Lindjen e Mesme”, i cili, sipas tij, mbështetet në superioritetin ajror të Izraelit dhe praninë strategjike të Shteteve të Bashkuara në rajon.

Scroll to Top