OKB: Bota tregon “apati alarmante”, apeli humanitar për vitin 2026 bie ndjeshëm.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) denoncon “apatinë” e botës përballë vuajtjeve të miliona njerëzve në planet. Ky reagim vjen ndërsa nis një apel humanitar, i cili duket se është reduktuar ndjeshëm për vitin 2026, për shkak të rënies drastike të fondeve.
“Kjo është një epokë brutaliteti, pandëshkueshmërie dhe indiference,” theksoi shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Nju Jork.
Ai zbuloi gjithashtu një plan, versioni i zvogëluar i të cilit synon të mbledhë të paktën 23 miliardë dollarë. Këto fonde do të shërbejnë për të ndihmuar 87 milionë njerëz në Gaza, Sudan, Haiti, Mianmar dhe Ukrainë.
