OKB: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz drejt varfërisë
Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara thekson se 32 milionë njerëz të tjerë mund të përfshiten nga varfëria në mbarë botën, për shkak të ndikimit të luftës në Iran.
“Bota po përballet me një tronditje të trefishtë”, thuhet në raportin e Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP), ku energjia, ushqimi dhe rritja ekonomike janë prekur nga ky konflikt, ndërsa vendet në zhvillim pritet të goditen më rëndë.
“Ndërsa ndikimet janë të përqendruara në vendet e prekura drejtpërdrejt nga konflikti dhe ato që varen nga energjia e importuar, rezultatet tregojnë dëme të konsiderueshme afatgjata për vendet më të varfra, të cilat janë larg zonave të luftimeve”, thekson UNDP.
Sipas raportit, “nën skenarin më të keq”, 32 milionë njerëz të tjerë mund të bien në varfëri.
Administratori i UNDP-së, Alexander De Croo, e cilësoi luftën si një “zhvillim në të kundërt”.
“Konflikti mund të zhbëjë brenda disa javësh atë që vendet kanë ndërtuar gjatë viteve”, shtoi Alexander De Croo.
