OKB shqetësohet për luftimet dhe shkeljet në Sudan

OKB shpreh shqetësim të thellë për konfliktin në Sudan

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehu të hënën shqetësim të thellë për përshkallëzimin e luftimeve në Sudan dhe bëri thirrje për ofrimin e sigurt të ndihmës humanitare.

“Sekretari i Përgjithshëm dënon fuqimisht raportet për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe abuzime me të drejtat e njeriut në El Fasher. Këto përfshijnë sulme pa dallim, shënjestrimin e civilëve dhe infrastrukturës civile, si dhe dhunë me bazë gjinore dhe sulme e keqtrajtime me motive etnike”, tha një zëdhënës i Guterres në një deklaratë.

Më herët dje, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së u tha gazetarëve se ndërhyrjet e jashtme në Sudan po dëmtojnë perspektivat për paqe.

Scroll to Top