Operacion kundër trafikut të kokainës në Spanjë

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Spanjë, 30 të arrestuar. Si vepronte organizata kriminale.

Policia Spanjolle ka vënë në pranga 30 persona dhe ka sekuestruar 2.5 kilogramë kokainë. Grupi kriminal importonte sasi të mëdha droge në Spanjë nga Kolumbia, duke përdorur notarë të rinj për të transportuar ngarkesën në anije në lëvizje.

Hetimi nisi në tetor 2024, kur policia gjeti 88 kg kokainë në një automjet në qytetin jugor spanjoll të Mijas. Ky aksion çoi autoritetet në zbulimin e tre grupeve kriminale, përfshirë një kartel ballkanik, të cilët bashkëpunonin për të transportuar sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia në Spanjë.

Autoritetet spanjolle kanë vijuar hetimet, pasi besojnë se rrjeti kishte potencialin të trafikonte sasi edhe më të mëdha droge në tregun evropian.

Scroll to Top