Pagesat e PD për Chris LaCivita: Zbulohet shifra e plotë

Zbulohet SHIFRA: Sa fitoi “sherifi” Chris LaCivita nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit

Janë zbuluar pagesat që Partia Demokratike i ka kryer strategut Chris LaCivita për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të datës 11 maj. Sipas raportit financiar të PD-së, të depozituar pranë KQZ-së, shuma totale e transferuar në llogarinë e kompanisë “Advancing Strategies” të Chris LaCivita është plot 1 milionë e 670 mijë dollarë.

Pagesat janë kryer në data të ndryshme:

  • 11 shkurt 2025: 48.2 milionë lekë
  • 16 mars 2025: 45.95 milionë lekë
  • 24 mars 2025: rreth 1.5 milionë lekë

Pagesa e fundit për LaCivita është kryer më 26 maj 2025, 15 ditë pas zgjedhjeve, në vlerën e 43.5 milionë lekëve.

“Sherifi” LaCivita u bë një figurë e komentuara gjatë fushatës zgjedhore parlamentare. Mazhoranca kërkoi vazhdimisht transparencë për fondet që do të përdoren për pagesën e tij. Ai mori pjesë në disa takime elektorale krah liderit të PD-së, Sali Berisha, ku edhe bëri akuza në drejtim të kryeministrit Rama.

Scroll to Top