KQZ Zbulon Shifrat: Si Harxhuan PS dhe PD në Zgjedhjet e 11 Majit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin e plotë mbi shpenzimet e Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD) për zgjedhjet e datës 11 maj.
Partia Socialiste ka shpenzuar gjithsej 169,574,703 lekë në zgjedhjet e 11 majit. Sipas raportit zyrtar, shpenzimet indirekte (dhurimet) arrijnë vlerën e 9,889,608 lekëve.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka shpenzuar gjithsej 213,060,301 lekë. Shpenzimet indirekte (dhurimet) për PD kapin shifrën e 270,000 lekëve. Për më tepër, sipas KQZ, detyrimet financiare të papaguara nga PD janë në vlerën e 13,819,837 lekëve.
Raporti i plotë për Partinë Socialiste:
- Të Ardhurat:
- Totali i të ardhurave nga fondet publike: 65,291,390 lekë
- Totali i të ardhurave nga individë: 10,989,608 lekë
- Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 0 lekë
- Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0 lekë
- Totali i të ardhurave nga vetë partia: 103,740,313 lekë
- Totali i të ardhurave jopublike në natyrë: 9,889,608 lekë
- Totali i të ardhurave: 180,021,311 lekë
- Huatë dhe Kreditë:
- Totali i huave dhe kredive: 0 lekë
- Shpenzimet:
- Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 169,574,703 lekë
- Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0 lekë
- Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 9,889,608 lekë
- Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 0 lekë
Raporti i plotë për Partinë Demokratike:
- Të Ardhurat:
- Totali i të ardhurave nga fondet publike: 44,818,545 lekë
- Totali i të ardhurave nga individë: 9,921,118.755 lekë
- Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 1,400,000 lekë
- Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0 lekë
- Totali i të ardhurave nga vetë partia: 171,010,474 lekë
- Totali i të ardhurave jopublike në natyrë: 270,000 lekë
- Totali i të ardhurave: 227,150,137.755 lekë
- Huatë dhe Kreditë:
- Totali i huave dhe kredive: 0 lekë
- Shpenzimet:
- Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 213,060,301 lekë
- Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0 lekë
- Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 270,000 lekë
- Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 13,819,837 lekë
