Pakistani ndërmjetësues SHBA-Iran: Marveshje historike në Gjenevë

Fundi i luftës mes SHBA dhe Iranit? Pakistani organizon ceremoni në Gjenevë pas marrëveshjes mes palëve

Pakistani pritet të organizojë një ceremoni në Gjenevë lidhur me marrëveshjen SHBA-Iran, duke theksuar rolin e tij si ndërmjetësues gjeopolitik.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, duke folur në parlamentin e vendit të hënën, njoftoi se një aktivitet i veçantë do të mbahet në Gjenevë të premten për të shënuar arritjen e marrëveshjes SHBA-Iran. Ai e cilësoi këtë zhvillim si një moment historik për bashkësinë ndërkombëtare.

Sipas Bloomberg, bota ka arritur në një pikë kthese historike, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë rënë dakord t’i japin fund konfliktit, përfshirë edhe frontin e Libanit.

Kryeministri Sharif u shpreh se kishte qenë personalisht dëshmitar i “përpjekjeve të jashtëzakonshme” të Munirit gjatë bisedimeve dhe se nuk e humbi kurrë besimin në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje. Ai gjithashtu vlerësoi Ministrin e Jashtëm Ishaq Dar dhe Ministrin e Brendshëm Mohsin Naqvi për kontaktet e tyre me udhëheqjen iraniane gjatë krizës.

Deklaratat e kryeministrit nxjerrin në pah ambicien e Islamabadit për t’u pozicionuar si një ndër ndërmjetësuesit kryesorë mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Scroll to Top