Parashikimi i motit për ditën e martë në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e martë

Diten e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim. Në orët e mbrëmjes, pritet mot kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta vetëm në zonat malore.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Gradualisht, reshjet e shiut do të humbasin territor dhe në orët e pasdites do të jenë prezente vetëm në zonat malore deri në orët e mbrëmjes, më pas pritet ndërprerja e tyre.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s. Përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë shpejtësi deri në 12m/s.

Deti do të ketë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.

Scroll to Top