Melissa nuk “heq dorë”: Mbi 120 mijë persona të evakuuar pas goditjes së uraganit në Kubë
Rreth 120,000 persona vazhdojnë të qëndrojnë në qendra evakuimi ose akomodime të përkohshme në Kubë, pas goditjes së fuqishme të uraganit “Melissa” në pjesën lindore të ishullit.
Kjo shifër u bë e ditur gjatë një mbledhjeje të Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes, organi më i lartë i menaxhimit të krizave dhe fatkeqësive, të cilin e kryeson Presidenti Miguel Díaz-Canel. Këshilli po mblidhet çdo ditë për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar ndihmat.
Uragani “Melissa” kaloi nëpër skajin lindor të Kubës të mërkurën e kaluar, duke qëndruar mbi zonë për shtatë orë si një uragan i Kategorisë 3 (nga 5) sipas shkallës Saffir–Simpson. Erërat arritën deri në 200 kilometra në orë, ndërsa reshjet e shiut kapën deri në 400 milimetra në disa rajone, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe banesa.
Autoritetet kubane po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike, rindërtimin e banesave dhe sigurimin e furnizimeve bazë për komunitetet e prekura.
