Parashikimi i motit për sot: Vranësira dhe reshje shiu
Vendi ynë këtë të enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Reshje shiu me intensitet të ulët priten në veriperëndim dhe në ekstremin jugor të vendit, kryesisht në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit. Gjatë ditës, reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpashershme, me intensitet të ulët dhe karakter lokal në pjesën më të madhe të vendit.
Në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare pritet të fitoj shpejtësi deri 10 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.
