Trump anulon takimin me Putinin, jep arsye.

Anulimi i takimit me Putinin, Trump shpjegon arsyet: Nuk do të arrinim rezultatin e dëshiruar. Një takim i mundshëm në të ardhmen…

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi dje anulimin e samitit që ishte planifikuar të mbahej mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke dhënë edhe arsyet pas këtij vendimi.

“E anulova takimin me Putinin, sepse nuk do të arrinim rezultatin që doja,” deklaroi Donald Trump gjatë një takimi dypalësh me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s në Zyrën Ovale.

Megjithatë, lideri amerikan sqaroi se një takim i tillë mund të realizohet në të ardhmen.

Scroll to Top