PD: Vendimi për zgjedhjet e kryetarit publikohet

Gara për kreun e PD, publikohet vendimi për procedurat e zgjedhjeve

Partia Demokratike ka publikuar vendimin lidhur me regjistrimin e kandidatëve për kryetar të PD-së, duke hapur kështu rrugën për procedurat e zgjedhjeve për lidershipin e partisë.

Vendimi daton 18 mars 2026, por u bë publik sot. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit nga kandidatët është data 30 prill.

Sipas vendimit, Komisioni ka vendosur që afati për paraqitjen e kërkesës për kandidim, bashkë me dokumentacionin përkatës sipas Statutit të PDSH-së, Rregullores së Brendshme të Partisë Demokratike dhe Kodit të Etikës, është data 30 prill 2026, ora 12:00.

Dokumentacioni, përveç kërkesës për kandidim dhe CV-së, përfshin edhe formularin e plotësuar për pastërtinë e figurës.

Kriteret për kandidatët për Kryetar të PDSH-së janë si më poshtë:

  • Anëtar i Partisë Demokratike.
  • Figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik, me angazhim politik dhe elektoral të paktën 10 vjeçar në Partinë Demokratike.
  • Të ketë eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar/rajonal në betejat politike të Partisë Demokratike, për kauza qytetare dhe politike.
  • Të plotësojë kriteret e zgjedhshmërisë sipas ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Scroll to Top