Përmbytje katastrofike në Azi: mbi 1100 viktima

Shirat e rrëmbyeshëm “gjunjëzojnë” Azinë Juglindore dhe Jugore

Në ditët e fundit, një kombinim i reshjeve të dendura musonike dhe cikloneve tropikale ka shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje masive tokësore në disa vende të Azisë Juglindore dhe Jugore. Këto fenomene kanë prekur zona të tilla si Sumatra në Indonezi, Sri Lanka, Tajlanda dhe Malajzia.

Si pasojë, mbi 1100 persona kanë humbur jetën, ndërsa qindra të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut që kanë prekur sipërfaqe të mëdha të Azisë.

Veçanërisht në Indonezi, e cila është zona më e goditur, raportohet se të paktën 604 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 464 persona janë ende të zhdukur.

Scroll to Top