Përmbytjet nga moti i keq, 266 hektarë tokë nën ujë në Shkodër
266 hektarë tokë në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Brenda kësaj sipërfaqeje, 130 hektarë janë nën ujë në fshatrat Obot dhe Muriqan, 35 hektarë kryesisht në Pentar dhe 101 hektarë në Velipojë.
Gjithashtu, pavarësisht se kanë pësuar rritje krahasuar me 24 orët e mëparshme, nivelet e ujit në lumenjtë Bunë dhe Drin mbeten të kontrolluara.
