“Edhe ti Brut?!”/ Zëdhënësi Peskov bie në gjumë gjatë fjalimit të Putinit, shkakton humor në rrjet (VIDEO)
Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë një fjalimi të presidentit rus Vladimir Putin. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u filmua teksa duket se po dremiste në sallë.
Pamjet, të cilat po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale, tregojnë Peskovin teksa mbyll sytë dhe duket se e zë gjumi gjatë fjalimit të gjatë të presidentit rus.
Momenti është shoqëruar me komente ironike në internet. Një prej tyre lidh në mënyrë humoristike situatën me fjalimet e shumta të Putin dhe mënyrën se si ai flet gjatë viteve.
“Vështirë ta fajësosh për këtë,” thuhet në një koment ironik që shoqëron pamjet. “Ai ka dëgjuar kaq shumë ligjërata gjatë gjithë karrierës së tij… Të paktën tani është e qartë pse Peskov nuk di kurrë asgjë.”
Referenca “Et tu, Brute?” (Edhe ti Brut?) zakonisht përdoret për të treguar tradhtinë. Në këtë rast, ajo përdoret në mënyrë humoristike për të komentuar momentin kur një nga figurat më të afërta me Putin duket se nuk po arrinte të qëndronte zgjuar gjatë fjalimit.
Nuk është e qartë nëse Peskov ishte realisht në gjumë apo thjesht i kishte mbyllur sytë për disa çaste. Megjithatë, pamjet kanë nxitur reagime dhe batuta të shumta në rrjetet sociale.
