Disa fshatra në Lezhë, përfshirë ishull Shëngjinin, janë pa energji elektrike që prej orëve të para të mëngjesit, për shkak të një defekti në rrjet.
Burime zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sqarojnë se shkaku i ndërprerjes është një avari në fiderin e Kallmetit, e cila ka sjellë mungesë energjie në disa zona të qarkut.
Problemi vijon të jetë ende i pazgjidhur, ndërsa ekipet teknike po punojnë në terren për rikthimin e furnizimit me energji. Deri më tani, nuk ka një afat të saktë se kur do të normalizohet situata për qytetarët e prekur.
