SHBA kufizon viza për kartelin Sinaloa për siguri

Rubio: SHBA do mbrojë amerikanët nga narkoterroristët, vendosen kufizime vizash për 75 anëtarë e bashkëpunëtorë të kartelit Sinaloa

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar vendimin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që synon kufizimin e vizave për 75 anëtarë dhe bashkëpunëtorë të kartelit Sinaloa.

Në një postim në rrjetin social X, Rubio theksoi se “administrata vazhdon ta bëjë vendin dhe rajonin tonë më të sigurt dhe më të fortë”.

Ai shtoi: “Sot, po ndërmarr hapa për të vendosur kufizime vizash ndaj 75 individëve, të cilët janë anëtarë familjarë ose bashkëpunëtorë të afërt të personave të lidhur me Kartelin Sinaloa, të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të mbrojë amerikanët nga narkoterroristët e rrezikshëm dhe drogat vdekjeprurëse”.

Njoftimi u shoqërua me një screenshot nga postimi origjinal i Sekretarit Marco Rubio në llogarinë e tij.

Scroll to Top