Protesta “Flamingot” shtyn takimin e PS, arsye sigurie

Protesta e grupit “Flamingot” ka bërë që Partia Socialiste të zhvendosë takimin e rëndësishëm.

TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka vendosur të ndryshojë vendin e takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë, i cili ishte planifikuar të zhvillohej sot në selinë e Partisë Socialiste.

Zhvendosja e takimit në Pallatin e Brigadave është bërë për arsye sigurie, pas thirrjeve për protestë, të cilat parashtronin zhvendosjen e revoltës drejt selisë së PS gjatë ditës së sotme.

Një ditë më parë, nga sheshi ku po zhvillohej protesta, një nga pjesëmarrësit u bëri thirrje të gjithëve të mblidheshin sot para selisë së Partisë Socialiste. Gjithashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë, një strategji e ngjashme me protestat e zhvilluara në fund të korrikut para Parlamentit.

Scroll to Top