PAMJE: Gazi lotsjellës nuk kursen deputetët e PD-së, 20 të shoqëruar nga policia
Pas tensioneve të regjistruara gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, raportohet se 20 persona janë shoqëruar nga policia.
Siç shihet edhe nga pamjet, policët janë filmuar duke tërhequr protestues të përfshirë në hedhjen e molotovëve.
Tensionet shpërthyen menjëherë pas përfundimit të fjalës së kryedemokratit Sali Berisha.
Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, duke shkaktuar lëndimin edhe të disa deputetëve të Partisë Demokratike, si Flamur Noka, Luçiano Boçi, Klevis Balliu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Aulon Kalaja.
