PSG në Finalen e Champions League: Al-Khelaifi lavdëron ekipin

PSG siguron finalen e Champions League, Al-Khelaifi: Kvaratskhelia ishte “i lodhur”, por luftoi deri në fund! Kemi një ekip të shkëlqyer.

Presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, ka shprehur vlerësimin e tij për Kviça Kvaratskhelian pas fitores emocionuese kundër Bayern Munichut, rezultat që siguroi kualifikimin e ekipit francez në finalen e Ligës së Kampioneve.

Al-Khelaifi theksoi përkushtimin dhe frymën luftëtare të skuadrës, duke veçuar kontributin e Kvaratskhelisë për sakrificën e tij në minutat e fundit të ndeshjes.

“Shikoni minutat e fundit, Kvaratskhelia ishte pothuajse ‘i lodhur’, por vazhdoi të vraponte dhe luftonte kundër Bayernit. Kemi një ekip madhështor. Një ekip i ri që lufton së bashku. Ylli ynë është ekipi. Të gjithë luftojnë. Ky është futbolli. Kjo është ADN-ja e PSG-së,” deklaroi ai.

Al-Khelaifi gjithashtu vlerësoi trajnerin Luis Enrique dhe mbështetjen e tifozëve, të cilët sipas tij luajtën një rol kyç në arritjen e këtij suksesi.

“Kemi trajnerin më të mirë në botë. Edhe tifozët më të mirë. Vetëm ata i dëgjoja. Është magjike. Ky triumf është për ta, sepse ata gjithmonë kanë besuar tek ne,” përfundoi presidenti i klubit francez.

Scroll to Top