Rama ironizon Braverman: “Ku është Suela?”

Rama ironizon ish-sekretaren britanike që sulmonte emigrantët: “Ku është Suela?”. Mos u merr me shqiptarët, nëse të mallkojnë, zhdukesh!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Londër, ka ironizuar ish-sekretaren britanike për Evropën dhe Migrimin, Suella Braverman, e cila gjatë mandatit të saj ka bërë akuza të rënda kundrejt emigrantëve shqiptarë, duke i cilësuar ata kriminelë.

Gjatë fjalës së tij në panelin e Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe integrimi në Bashkimin Europian”, Rama u shpreh me ton sarkastik për ish-sekretaren britanike:

“Më kujtohen, mes gjërave më të çmendura e qesharake, edhe krejt të pazgjidhura, ajo që u quajt ‘referendumi i largimit’. Mbaj mend që atëherë kishte një poster me një zog të çuditshëm, të frikshëm, që vinte nga Shqipëria për t’i thithur gjakun Britanisë. Premtimi ishte: ‘Largohuni nga Europa dhe ata s’do të vijnë më’. Pa gjejeni, u larguan nga Europa dhe Shqipëria është bërë një temë edhe më e madhe. Sepse unë besoj që problemi nuk janë shqiptarët, apo të huajt, apo emigrantët. Problemi është ku të gjejmë ‘kokën e turkut’ për këtë vendim katastrofik të largimit nga Evropa, sepse është katastrofik. Kështu që unë nuk ndihem i frustruar apo i dëshpëruar. Jo. Mua më vjen keq, më vjen shumë keq dhe e thashë dhe në një takim tjetër, që kur dikush që quhej Suela (Suella Braverman), një tjetër qeveri, kur ajo pikësoi shqiptarët… Dhe meqë ra fjala, ku është ajo? Jo, thjesht mbaje mend, që mos u merr me shqiptarët, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh. Unë erdha këtu sepse mu kërkua të vija nga miq mjaft të mirë të Shqipërisë këtu dhe e ndjeva të vija, që ta gjeja, por gjeta gazetarët që flisnin për të. Unë mbërrita, shkoj në hotel, gjëja e parë që shoh është një njeri që vjen drejt meje dhe një rojë britanike që përpiqej të më mbronte dhe më thotë në shqip: ‘Mirë se erdhe’. Unë i thashë rojes: ‘S’ka problem, është mik’. Dhe ishte kamarier. Më pas, kur dalim nga hoteli, dëgjoj: ‘Edi Rama, Edi Rama!’ nga lart. Dhe në fakt roja britanike po përpiqej të më mbrojë, sepse kishte disa shqiptarë në skelë. Po punonin, po ndreqnin ndërtesën apo diçka tjetër. Ua thashë: ‘Mos u shqetëso, se janë miq’. Pastaj shkojmë në Dhomën e Komunëve dhe dikush me uniformë më thotë: ‘Mirë se erdhët, Kryeministër’.”

Me këtë batutë, Rama ironizoi faktin që Braverman tashmë nuk është më pjesë e qeverisë britanike, duke lënë të nënkuptohet se “mallkimi i shqiptarëve” ka pasur efektin e vet.

Kujtojmë se në nëntor 2022, Suella Braverman deklaroi në Parlamentin britanik se “emigrantët shqiptarë po abuzojnë me ligjin për azilin” dhe i cilësoi ata si “kriminelë që vijnë për të shitur drogë”. Rama e quajti atëherë deklaratën si “turp”, ndërsa e përshkroi retorikën e saj si “njollë në etikën politike të një demokracie si Britania”.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetje: Në fakt sapo e ngritët çështjen e përpjekjeve të shkuara për anëtarësim në BE. A jeni të zhgënjyer? Të zhgënjyer për titujt e gazetave këtu në UK për shqiptarët dhe roli që luan vendi juaj apo mund të luajë për çështje të emigracionit?

Edi Rama: Dëgjo, më kujtohen, mes gjërave më të çmendura e qesharake, edhe krejt të pazgjidhura, ajo që u quajt ‘referendumi i largimit’. Mbaj mend që atëherë kishte një poster me një zog të çuditshëm, të frikshëm, që vinte nga Shqipëria për t’i thithur gjakun Britanisë. Premtimi ishte: ‘Largohuni nga Europa dhe ata s’do të vijnë më’. Pa gjejeni, u larguan nga Europa dhe Shqipëria është bërë një temë edhe më e madhe. Sepse unë besoj që problemi nuk janë shqiptarët, apo të huajt, apo emigrantët. Problemi është ku të gjejmë ‘kokën e turkut’ për këtë vendim katastrofik të largimit nga Europa, sepse është katastrofik. Kështu që unë nuk ndihem i frustruar apo i dëshpëruar. Jo. Mua më vjen keq, më vjen shumë keq dhe e thashë dhe në një takim tjetër, që kur dikush që quhej Suela (Suella Braverman), një tjetër qeveri, kur ajo pikësoi shqiptarët… Dhe meqë ra fjala, ku është ajo? Jo, thjesht mbaje mend, që mos u merr me shqiptarët, sepse nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh. Unë erdha këtu sepse mu kërkua të vija nga miq mjaft të mirë të Shqipërisë këtu dhe e ndjeva të vija, që ta gjeja, por gjeta gazetarët që flisnin për të. Unë mbërrita, shkoj në hotel, gjëja e parë që shoh është një njeri që vjen drejt meje dhe një rojë britanike që përpiqej të më mbronte dhe më thotë në shqip: ‘Mirë se erdhe’. Unë i thashë rojes: ‘S’ka problem, është mik’. Dhe ishte kamarier. Më pas, kur dalim nga hoteli, dëgjoj: ‘Edi Rama, Edi Rama!’ nga lart. Dhe në fakt roja britanike po përpiqej të më mbrojë, sepse kishte disa shqiptarë në skelë. Po punonin, po ndreqnin ndërtesën apo diçka tjetër. Ua thashë: ‘Mos u shqetëso, se janë miq’. Pastaj shkojmë në Dhomën e Komunëve dhe dikush me uniformë më thotë: ‘Mirë se erdhët, Kryeministër’.

Pyetje: Po 40% e popullsisë suaj është jashtë Shqipërisë?

Edi Rama: Jo. Pyetja ime ishte: nëqoftëse i nxjerr vendi këta, kush do t’i bëjë këto punë? Kush janë ata që do të hipin në skelë, mbi ndërtesë e do të bërtasin këtu? Cilët janë ata britanikë që do të vijnë të punojnë si kamarierë e të thonë “mirë se erdhët, Zoti Kryeministër?” Kush janë ata britanikë që do të vijnë e të kujdesen për kopshtet tuaja kaq të bukura? Unë besoj që edhe emigracioni është tërësisht një ‘kokë turku’, nuk është migracioni problemi. Sigurisht, brenda kësaj çështjeje është problemi i paligjshmërisë, i emigrantëve të parregullt dhe nuk them që kjo është gabim, por e dini? Më përpara ishte ‘do ta lëmë’ e tani na thoni ‘na lini, na lini, na lini’. Jo ju, se ju jeni brazilianë.

Scroll to Top