Rama mbledh drejtuesit politikë në selinë e PS, zbulohen dy ‘pikat e nxehta’ të diskutimit
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partisë Socialiste (PS), teksa pritet që në Kuvend të mbahet seanca plenare.
Në mbledhjen e sotme me drejtuesit politikë, janë diskutuar disa çështje, përfshirë edhe draftin e socialistëve për Reformën Territoriale. Draftin e ka prezantuar Arbjan Mazniku para socialistëve.
Gjatë ditës së sotme nuk përjashtohet mundësia që të mbahet edhe një seancë e dytë plenare në orët e pasdites. Planet janë që sot të kalojë në komision marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në fushën e mbrojtjes, dhe më pas të paraqitet në Parlament në pasdite.
Shqipëria pritet të blejë rreth 300 milionë euro pajisje nga SHBA-të, me qëllim që shpenzimet në fushën e mbrojtjes të arrijnë 2% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB), në përputhje me objektivin e vendosur nga NATO për vendet anëtare.
Shqipëria ka njoftuar organizimin e Samitit të radhës të NATO-s, megjithëse kjo nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga Aleanca.
Nga ana tjetër, edhe sot qindra qytetarë janë grumbulluar para Kuvendit, duke protestuar kundër deputetëve dhe ministrave.
