Rama & PS nisin punën: mbledhje ministrore për zgjedhjet

Rama dhe PS fillojnë punën intensivisht; pas Pogradecit, mbledhje e radhës me ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

TIRANË – Pas një takimi dy-ditor organizuar në Pogradec, kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi i radhës pritet të zhvillohet të premten në selinë e Partisë Socialiste.

Burime për gazetën “Shekulli” bëjnë me dije se takimi i së premtes do të ketë një funksion organizativ, ndërsa socialistët po bëhen gati të identifikojnë dhe përzgjedhin kandidatët për zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Gjatë takimeve dy-ditore në Pogradec me ministrat dhe drejtuesit politikë, Rama theksoi nevojën për një koordinim më të mirë mes deputetëve, pushtetit lokal dhe qeverisë në përgjithësi.

Nga ana tjetër, këto takime të Ramës zhvillohen para muajit Shtator, ku në fillim të sesionit të ri parlamentar janë parashikuar protesta më masive në kuadër të Revolucionit Flamingo.

Rama ka prezantuar gjithashtu projektin BESA, i cili synon ta bëjë qeverisjen më të prekshme për qytetarët, duke iu qëndruar më pranë shqetësimeve të tyre.

Scroll to Top