Atletiko Madrid Talljet me Real Madrid: Refuzon Ofertën për Alvarez dhe Akuzon për “Vjedhje” Lojtarësh
Real Madrid bëri publik një njoftim zyrtar, ku deklaronte se i kishte ofruar Atletiko Madridit 150 milionë euro për transferimin e Hulian Alvarez. Rivalët nga La Liga refuzuan ofertën, duke e konsideruar atë si një veprim tallës nga ana e “Galaktikëve”. Atletiko fillimisht reagoi duke qeshur me deklaratën e Realit, por më pas publikoi dy reagime të tjera, të cilat ishin mjaft sarkastike.
NJOFTIMI I REAL MADRID:
“Real Madrid njofton se, pas mbledhjes së Bordit Drejtues të zhvilluar sot, i ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh Atletiko Madridit për të transferuar Hulian Alvarez. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të saj, Atletiko Madrid ka falenderuar për ofertën e bërë, e cila është paraqitur në kuadër të marrëdhënieve të mira që ekzistojnë mes të dy klubeve, por e ka refuzuar atë, duke iu referuar klauzolës së lirimit të lojtarit.”
NJOFTIMI I ATLETIKO MADRID:
“Deklaratë zyrtare me sqarimet tona lidhur me deklaratën zyrtare të fqinjëve tanë të Real Madrid: Mesa duket e keni ngatërruar edukimin me mirënjohjen, por për të mos lënë asnjë dyshim: Nuk ju falënderojmë për asgjë. Ne as nuk po shqyrtojmë dhe as nuk po marrim në konsideratë ndonjë ofertë për Hulianin. Si mund të mos shkojmë mirë me ju, kur na bëni të qeshim edhe më shumë sesa Barcelona?”
Më pas, Atletiko postoi sërish, duke shkruar:
“Duke përfituar nga marrëdhënia e mirë me presidentin tuaj të ri, të shohim nëse do të ndaloni së ‘vjedhuri’ lojtarë nga akademia jonë. Faleminderit.”
