Enrike Rikelme zbulon planet për Real Madridin: Raul Gonzales do të jetë drejtor sportiv dhe kam zgjedhur trajnerin
Enrike Rikelme ka bërë një nga njoftimet më të rëndësishme të fushatës së tij presidenciale për Real Madridin, duke u shfaqur në emisionin ‘El Larguero’ të Cadena SER. Ai ka deklaruar se në rast suksesi në zgjedhjet kundër Florentino Perez, legjenda e klubit, Raul Gonzales Blanko, do të marrë postin e drejtorit sportiv.
“Po, e kam mbyllur tashmë. Ai është spanjoll. Për këtë projekt dhe situatën aktuale të klubit, duhet të kthehemi te vlerat, te ai ‘madridizëm’, te ADN-ja e klubit. Duhet të jetë një legjendë e Real Madridit, i mbështetur nga profesionistë të mëdhenj. Dikush që ka luajtur për Real Madridin më shumë se 740 ndeshje, për 16 sezone, ka shënuar mbi 300 gola dhe është aktivizuar më shumë se 100 herë në kombëtaren,” tha Rikelme, duke iu referuar kandidatit të tij për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen këtë fundjavë.
Ai shtoi më tej: “Askush nuk e njeh ‘Shtëpinë e Bardhë’ më mirë. Dhe ky është personi që kemi zgjedhur. Ai është personi i duhur për të drejtuar një projekt sportiv si ai që pritet në Real Madrid. Është Don Raul Gonzales Blanko. Nëse unë zgjidhem president, Raul do të jetë drejtor sportiv i Real Madridit.”
Rikelme ka lënë gjithashtu të kuptohet se ka zgjedhur edhe emrin e trajnerit të ri, por ende nuk e ka zbuluar publikisht.
