Jo Antonio Konte, Italia ka zgjedhur një ish-kampion Europe për trajner të ri.
Roberto Mançini do të rikthehet në postin e trajnerit të Italisë. Megjithëse pritej emërimi i Antonio Kontes, tashmë duket se Mançini është pranë zyrtarizimit. Detajet përfundimtare po diskutohen para nënshkrimit të kontratës.
Vetë tekniku italian ka hapur rrugë për këtë emërim, ndërsa federata do të marrë vendimin përfundimtar. Diskutimet e zhvilluara gjatë 48 orëve të fundit kanë sjellë lajme të favorshme, duke bërë që të mos priten surpriza të tjera.
61-vjeçari do të largohet nga skuadra Al Sad, të cilën e drejton në Katar. Ai më parë ka drejtuar ekipin kombëtar të Italisë në periudhën 2018-2023, duke fituar edhe Kampionatin Europian.
