Rrëshqitje Dherash Bllokojnë Rrugët në Vlorë

Rrëshqitje dherash ka shkaktuar bllokimin e rrugëve në disa fshatra të Vlorës.

Reshjet e dendura të së mërkurës kanë shkaktuar rrëshqitje dherash pranë fshatit Vllahinë. Kjo ngjarje bllokoi për rreth 45 minuta aksin rrugor që lidh Peshkëpinë me Vllahinën dhe Pocemin. Dhjetëra mjete automjetesh mbetën të bllokuara, ndërsa rruga, e cila ishte riasfaltuar vetëm pak kohë më parë dhe lidhet me rrugën e re të Poçemit, u mbulua nga masa e madhe e dheut.

Probleme të ngjashme janë raportuar edhe në fshatin Romës të Bashkisë Selenicë. Rruga atje është përmbytur sërish nga uji dhe balta, duke e bërë të pakalueshme për automjetet.

Banorët e zonës shprehen të revoltuar. Ata akuzojnë autoritetet lokale për mungesë masash dhe neglizhencë në trajtimin e këtyre situatave.

Scroll to Top