Rritje e çmimeve të karburanteve: Nafta dhe benzina shtrenjtohen

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

Ashtu si çdo fundjavë, edhe këtë të shtunë, 9 maj, Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të sotëm, nafta është rritur me 4 lekë nga hera e fundit dhe duke filluar nga ora 14:00, do të shitet jo më shumë se 197 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina është rritur me 3 lekë dhe tashmë do të shitet jo më shumë se 182 lekë për litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 9 maj, ora 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Scroll to Top