Rubio viziton Vatikanin për takim me Papën pas tensioneve me Trump
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka nisur të enjten një vizitë në Vatikan me qëllim riparimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë. Këto marrëdhënie janë tensionuar pas përplasjeve të fundit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Papa Leo XIV.
Vizita e Rubios vjen pas kritikave të Trump drejtuar Papës, i cili është me origjinë nga Çikago, si dhe mosmarrëveshjeve lidhur me luftën SHBA-Izrael në Iran. Papa Leo XIV ka kundërshtuar interpretimet e Trump mbi qëndrimet e tij për Iranin dhe armët bërthamore, duke theksuar se mesazhi i tij mbetet ai biblik i paqes.
Gjatë qëndrimit në Vatikan, Rubio pritet të zhvillojë takime me sekretarin e shtetit të Vatikanit, Pietro Parolin. Parolin ka mbrojtur publikisht Papën dhe ka kritikuar sulmet ndaj tij. Ai deklaroi se SHBA mbetet një partner kyç për Selinë e Shenjtë, pavarësisht mosmarrëveshjeve të fundit diplomatike.
Rubio do të zhvillojë gjithashtu takime në Itali me kryeministren Giorgia Meloni dhe ministrin e Jashtëm Antonio Tajani. Edhe ata kanë mbrojtur Papa Leon dhe kanë shprehur kritika për luftën në Iran.
