Kina: Dy ish-ministra Mbrojtje dënohen me vdekje për korrupsion

Kina me ‘dorë të hekurt’: Dy ish-ministra të Mbrojtjes dënohen me vdekje për korrupsion

Autoritetet kineze kanë dënuar me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes, pasi janë shpallur fajtorë për korrupsion nga një gjykatë vendase.

Ish-ministrat kinezë të Mbrojtjes, Wei Fenghe dhe Li Shangfu, janë dënuar të dy me vdekje. Megjithatë, nëse ata do të tregohen të sjellshëm gjatë një periudhe dyvjeçare, dënimi me vdekje mund të zëvendësohet me burgim të përjetshëm, raportoi të enjten agjencia shtetërore kineze Xinhua.

Të dy ish-ministrat u përjashtuan nga Partia Komuniste në pushtet në vitin 2024 për shkelje të rënda të disiplinës, një term që përdoret shpesh si eufemizëm për korrupsionin.

Në Kinë, një dënim me vdekje me pezullim zakonisht konvertohet në burgim të përjetshëm nëse personi i dënuar nuk kryen shkelje të tjera gjatë periudhës së pezullimit.

Scroll to Top