Rubio paralajmëron botën: Mos luani me Presidentin Trump!

Marco Rubio: Mos luani me Presidentin Trump, nuk do të arrini asgjë

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Presidentin Donald Trump, Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Nicolas Maduro nuk është presidenti legjitim i Venezuelës, por thjesht një person në arrati nga drejtësia amerikane.

Rubio theksoi se Maduro pati mundësi për të shmangur situatën aktuale, por i refuzoi ato dhe sot mori përgjigjen e duhur.

“Mesazhi sot për botën është që të mos luani me këtë president që është në detyrë, sepse nuk do të arrini asgjë,” u shpreh Rubio.

Ai vijoi duke shpjeguar:

  • “Nicolas Maduro u akuzua në vitin 2020 nga SHBA. Ai nuk është presidenti legjitimi i Venezuelës. Ai është një i arratisur nga drejtësia amerikane. Ka pasur një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për kapjen e tij.
  • Maduro ka pasur mundësi ta shmangë këtë situatë, i janë dhënë shanset, por sot mori mesazhin.
  • Ka shumë persona që duan të luajnë, që duan të konfiskojnë kompanitë amerikane në vendin e tyre. Janë persona që duan të luajnë me ne, por ne kemi një president që nuk luan. Kur thotë se do të trajtojë një problem, ai e bën. Ky është një president veprimi.
  • Mesazhi për botën është mos luani me këtë president që është në detyrë, sepse nuk do t’ia dilni mbanë,” tha Rubio.
Scroll to Top