Sekuestrohen 8 kg kanabis në Durrës, arrestohet 30-vjeçar

Sekuestrohen 8 kg kanabis, vihet në pranga 30-vjeçari

Policia e Durrësit ka goditur një rast prodhimi dhe shitjeje lëndësh narkotike, duke sekuestruar 8 kilogramë kanabis dhe duke arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar.

Sipas policisë, i arrestuari, identifikuar si E. K., banues në Durrës, kishte fshehur drogën në një banesë të pabanuar pranë shtëpisë së tij, në lagjen nr. 8. Ai u kap në flagrancë në momentin kur po tentonte të merrte sasinë e lëndës narkotike.

Droga, e dyshuar si Cannabis Sativa, me peshë 8 kilogramë, u sekuestrua si provë materiale.

Ky operacion, i koduar “Banesa”, u finalizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Scroll to Top