Hegseth: SHBA-të kontrollojnë lëvizjen në Ngushticën e Hormuzit, jo Irani
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se, megjithëse Irani pëlqen të pretendojë “publikisht” se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, “nuk mund të kontrollojë asgjë”. Ai shtoi se “kërcënimi për të qëlluar” drejt anijeve tregtare “nuk është kontroll, por është pirateri”.
Hegseth gjithashtu pretendoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kryejnë këto operacione me “më pak se 10% të fuqisë detare të Amerikës”. Ai tha: “Marina e Shteteve të Bashkuara kontrollon trafikun që hyn dhe del nga ngushtica, sepse kemi asete dhe aftësi të vërteta, dhe po e kryejmë këtë bllokadë duke e zbatuar me më pak se 10% të fuqisë detare të Amerikës. Matematika është e qartë. Ne po përdorim 10% të marinës më të fuqishme në botë, dhe ju keni 0% të Marinës suaj. Ky është kontroll i vërtetë”, theksoi ai.
