Tre viktima nga zjarri në Malishevë: Një e rritur dhe dy fëmijë

Kosovë/ Tre anëtarë të një familjeje gjenden të pajetë në banesë pas zjarrit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë, më 16 prill, në Malishevë, ku një zjarr ka përfshirë një banesë. Sipas raportimeve paraprake, në momentin kur shpërtheu zjarri, brenda banesës ndodheshin disa anëtarë të një familjeje.

Si pasojë e flakëve dhe asfiksisë nga tymi, deri më tani raportohen tre viktima: një i rritur dhe dy fëmijë.

Autoritetet në Kosovë pritet të japin më shumë detaje rreth rrethanave të ngjarjes, ndërsa dyshimet e para hedhin dritë mbi një incident aksidental.

Scroll to Top