Raportet e mediave iraniane mbi draftin e marrëveshjes bërthamore, Shtëpia e Bardhë i cilëson si trillim.
Shtëpia e Bardhë ka reaguar ndaj pretendimeve të mediave iraniane në lidhje me një draft të marrëveshjes bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit. Reagimi i Shtëpisë së Bardhë i referohet një drafti fillestar, joformal për hartimin e një memorandumi mirëkuptimi midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, të cilin e cilësoi si “të pavërtetë” dhe “një trillim absolut”.
Më parë, televizioni shtetëror iranian raportoi se kishte marrë një draft të një kuadri fillestar, joformal për hartimin e një memorandumi mirëkuptimi me Shtetet e Bashkuara. Sipas këtij raportimi, Irani do të rivendoste trafikun e anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit në nivelet e para luftës, ndërsa Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin forcat amerikane nga rajoni i Iranit dhe do të hiqnin bllokadën detare.
